Pa kategori

Haziri: “Deklarata mbetet letër, e ligji vepron!”

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u kërkoi deputetëve të Kosovës të votojnë ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar të pamjaftueshme deklaratën e…

Haziri: “Deklarata mbetet letër, e ligji vepron!”
Dëgjo artikullin 1 min

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u kërkoi deputetëve të Kosovës të votojnë ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar të pamjaftueshme deklaratën e miratuar nga Kuvendi. Nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ai tha se deklarata shpreh qëndrim politik, ndërsa ndryshimet ligjore, sipas tij, do të prodhonin pasoja konkrete.

“Deklarata mbetet letër, e ligji vepron!”, tha Haziri në natën e 13-të të protestës kundër aktgjykimit dënues ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Haziri e interpretoi miratimin e deklaratës si dëshmi se deputetët mund të bashkohen kur kanë vullnet politik. Ai kërkoi që ky bashkim të shoqërohet me votimin e ndryshimeve të kërkuara për Specialen.

“Dhe kërkesa jonë ndaj jush është e qartë: ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet!”, u shpreh ai.

Tubimi u mbajt pas miratimit të deklaratës së Kuvendit lidhur me aktgjykimin e Hagës. Protestat “Jo në emrin tim” kanë nisur më 16 shtator dhe po zhvillohen çdo mbrëmje në Prishtinë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top