Haxhiu shqyrton t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin e saj
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, po shqyrton mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mandatin e saj nëse vendi mbetet pa president pas 6 tetorit. Në…

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, po shqyrton mundësinë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për mandatin e saj nëse vendi mbetet pa president pas 6 tetorit. Në deklaratën e raportuar nga KosovaPress, ajo theksoi se ende nuk ka marrë vendim dhe po pret sugjerimin e ekipit të saj.
“Jam duke e trajtuar që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, megjithatë nuk kam vendosur ende”, tha Haxhiu.
Sipas saj, Kushtetuta përcakton se ushtruesi i detyrës nuk mund të qëndrojë më shumë se gjashtë muaj, por çështja e vazhdimit të mandatit në këto rrethana ka pasur interpretime të ndryshme. Ajo kritikoi Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se po krijon nene që nuk janë në Kushtetutë, ndërsa tha se aktgjykimi i fundit nuk e kishte trajtuar këtë aspekt.
Haxhiu u bëri thirrje partive të vazhdojnë takimet për zgjedhjen e presidentit. Ajo shprehu shpresën që vendi të ketë president me mandat pesëvjeçar dhe të shmangë zgjedhjet e parakohshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


