Pa kategori

Haxhiu: Policia pengoi shkëputjen dhe aneksimin e veriut në sulmin e Banjskës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se ndërhyrja e Policisë së Kosovës gjatë sulmit në Banjskë pengoi një përpjekje për shkëputjen e veriut dhe bashkimin e tij me…

Haxhiu: Policia pengoi shkëputjen dhe aneksimin e veriut në sulmin e Banjskës
Dëgjo artikullin 1 min

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se ndërhyrja e Policisë së Kosovës gjatë sulmit në Banjskë pengoi një përpjekje për shkëputjen e veriut dhe bashkimin e tij me Serbinë. Ajo foli në akademinë përkujtimore të 24 shtatorit, në trevjetorin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku.

“Përpjekja për shkëputjen dhe aneksimin e veriut dështoi falë guximit, falë profesionalizmit dhe falë vendosmërisë së Policisë së Kosovës”, deklaroi Haxhiu.

Sipas saj, institucionet e Kosovës kanë paraqitur dëshmi se pjesëtarët e grupit të armatosur ishin përgatitur në Serbi dhe se pjesa më e madhe e armatimit vinte prej andej. Haxhiu tha se synimi territorial i sulmit ishte konstatuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë në aktgjykimin e këtij viti për rastin Banjska.

Duke kujtuar Bunjakun, ajo theksoi se operacioni policor vazhdoi pas rënies së tij dhe se grupi i armatosur nuk arriti të merrte nën kontroll territor në veri. Haxhiu shprehu mirënjohje për policët pjesëmarrës, duke vlerësuar se ata mbrojtën territorin, rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top