Haxhiu: Për vendimin e Kushtetueses flasim nesër pas Kryesisë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se do të flasë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë më 25 shtator, lidhur me hapat pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se do të flasë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë më 25 shtator, lidhur me hapat pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin. Ajo nuk dha detaje për veprimet që do të ndërmerren.
“Nesër pas mbledhjes së Kryesisë do flasim për media, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.
Duke iu përgjigjur pyetjes për vendimin e Kushtetueses, ajo kërkoi që vëmendja e ditës të ishte te përkujtimi i Afrim Bunjakut, në trevjetorin e rënies së tij.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


