Haxhiu: Nuk e shoh PDK-në si partnere në qeverisje
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha në emisionin “Debat Plus” se nuk e sheh PDK-në si partnere në qeverisje në këtë periudhë. Ajo sqaroi se ky është qëndrimi…

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha në emisionin “Debat Plus” se nuk e sheh PDK-në si partnere në qeverisje në këtë periudhë. Ajo sqaroi se ky është qëndrimi i saj personal, ndërsa mbështeti veprime të përbashkëta për kundërshtimin e aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Mirëpo nuk i shoh si partner në qeverisje. Ky është qëndrimi personal”, deklaroi Haxhiu. Sipas saj, një qëndrim i përbashkët për aktgjykimin nuk kërkon domosdoshmërisht koalicion politik, por kontribut dhe bashkërendim të veprimeve nga palët.
Për zgjedhjen e presidentit, Haxhiu mbështeti një kandidat që nuk është pjesë e një partie politike. Ajo tha se janë shqyrtuar alternativa me kontribut në shoqëri dhe institucione, ndërsa e cilësoi të gabuar këmbënguljen për një kandidat nga radhët partiake.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


