Haxhiu kundërshton propozimin që Thaçi të rikthehet president: Nuk i bën nder, vetëm dëm
Albulena Haxhiu kundërshtoi propozimet që Hashim Thaçi të rikthehet në postin e presidentit, duke thënë se ato i bëjnë dëm.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kundërshtuar propozimet që ish-presidenti Hashim Thaçi të rikthehet në këtë post.
Në një deklaratë për Kanal 10, Haxhiu tha se vëmendja duhet të përqendrohet te vendimi i gjykatës dhe jo te përdorimi i emrit të Thaçit në zhvillimet aktuale politike.
Ajo u shpreh se vetë Thaçi nuk ka nevojë për një qasje të tillë dhe se fokusi duhet të jetë te vendimi gjyqësor lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale, të cilën e cilësoi të padrejtë.
Sipas Haxhiut, përfshirja e emrit të ish-presidentit në kalkulimet e tanishme politike nuk i shërben atij.
“Nuk i bëjnë nder, vetëm dëm”, deklaroi ajo për propozimet që Thaçi të rikthehet në Presidencë.