Pa kategori

Haxhiu kritikon konsultimet për nismën e PDK-së: Sipas informacioneve tona, mbrojtja nuk u përfshi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kritikoi mënyrën e përgatitjes së nismës së PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Në një konferencë për media, ajo tha se,…

Haxhiu kritikon konsultimet për nismën e PDK-së: Sipas informacioneve tona, mbrojtja nuk u përfshi
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kritikoi mënyrën e përgatitjes së nismës së PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. Në një konferencë për media, ajo tha se, sipas informacioneve që ka, ekipet mbrojtëse nuk janë konsultuar dhe e cilësoi këtë si gabim.

Haxhiu kërkoi konsultimin e partive, ekspertëve dhe ekipeve mbrojtëse për ndërhyrjet në ligj. Ajo sugjeroi që hartimi i ndryshimeve të bëhej në Komisionin për Legjislacion ose të paraprihej nga konsultime me ekspertë të fushës.

“Refuzoj të mbështes çfarëdo nisme që ka për qëllim vetëm me u duk që po bëjmë diçka. Të mos bëhen propozime sa për t’u dukur”, deklaroi Haxhiu, duke sqaruar se nuk po paragjykonte projektligjin e PDK-së.

Ajo nuk dha një vlerësim për përmbajtjen e projektligjit, duke thënë se ua kishte përcjellë grupeve parlamentare për analizë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top