Haxhiu: Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së refuzuan ftesën për takim
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se familjarët e ish-krerëve të UÇK-së që përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë refuzuar ftesën e saj për takim. Ajo deklaroi…

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se familjarët e ish-krerëve të UÇK-së që përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë refuzuar ftesën e saj për takim. Ajo deklaroi se e respekton vendimin e tyre dhe se ftesa synonte të përcillte mbështetjen e Presidencës dhe të dëgjonte kërkesat e familjeve.
“Ata nuk kanë dashur, e respektoj vendimin e tyre”, deklaroi Haxhiu.
Sipas saj, zgjedhja për t’i pritur fillimisht në Presidencë kishte për qëllim përcjelljen e një mesazhi institucional. Haxhiu tha se mbetet e gatshme për takim edhe përmes vizitave familjare.
“Jam e gatshme t’i pres në çdo moment që ata dëshirojnë ose të shkoj në vizita familjare”, shtoi ajo.
Haxhiu shprehu gjithashtu mbështetje për protestat qytetare kundër vendimit të Gjykatës Speciale. “I mbështes protestat qytetare. Do të shqetësohesha që pas vendimit në Hagë të mos kishte protesta. I përgëzoj qytetarët”, tha ajo.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


