Pa kategori

Hargreaves pas takimit me Abdixhikun: Reagime të qeta ndaj Hagës dhe formim sa më i shpejtë i institucioneve

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves njoftoi se në takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, diskutuan rëndësinë e reagimeve të qeta dhe dinjitoze ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.…

Hargreaves pas takimit me Abdixhikun: Reagime të qeta ndaj Hagës dhe formim sa më i shpejtë i institucioneve
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves njoftoi se në takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, diskutuan rëndësinë e reagimeve të qeta dhe dinjitoze ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Sot u takova me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të reagimeve të qeta dhe dinjitoze ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.

Sipas ambasadorit, në takim u theksua edhe nevoja për përfundimin sa më të shpejtë të formimit të institucioneve. Ai e lidhi këtë me mundësinë që Kosova të përqendrohet në përmbushjen e nevojave të qytetarëve dhe në avancimin e objektivave të përbashkëta ndërkombëtare.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top