Pa kategori

Hargreaves: Dënimet në Hagë nuk gjykojnë shtetësinë e Kosovës

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se dënimet e fundit në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale dhe nuk përbëjnë gjykim ndaj shtetësisë apo sovranitetit të Kosovës. Në…

Hargreaves: Dënimet në Hagë nuk gjykojnë shtetësinë e Kosovës
Dëgjo artikullin 2 min

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se dënimet e fundit në Hagë kanë të bëjnë me krime individuale dhe nuk përbëjnë gjykim ndaj shtetësisë apo sovranitetit të Kosovës. Në një postim, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbrojë të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj.

“Ato në asnjë mënyrë nuk përbëjnë gjykim ndaj shtetësisë, sovranitetit apo të drejtës së Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj, të cilën Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbrojë me vendosmëri”, shkroi Hargreaves. Ai shtoi se personat e dënuar kanë të drejtë t’i apelojnë vendimet.

Ambasadori e cilësoi themelimin dhe mbështetjen e Dhomave të Specializuara si një vendim të vështirë për Kosovën, duke pasur parasysh se ato mund të hetonin figura të njohura të organizatave që ishin në qendër të luftës për çlirim. Sipas tij, mbështetja e parimit se asnjë individ nuk është mbi ligjin është një shembull i rëndësishëm për rajonin.

Duke kujtuar hyrjen e trupave britanike në Kosovë në qershor 1999, Hargreaves tha se politikat e Slobodan Millosheviqit çuan në krime lufte dhe represion të dokumentuar gjerësisht. Ai riafirmoi mbështetjen britanike për drejtësinë ndërkombëtare, përgjegjshmërinë dhe respektimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top