Hamza: Prioritet projektligji për Specialen, pastaj temat e tjera
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha para seancës së Kuvendit se projektligji për Dhomat e Specializuara është prioritet për partinë e tij dhe se pas kalimit të tij janë të…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha para seancës së Kuvendit se projektligji për Dhomat e Specializuara është prioritet për partinë e tij dhe se pas kalimit të tij janë të hapur për diskutime mbi çështje të tjera politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit. Ai e përshkroi këtë qëndrim si nevojë të situatës aktuale, jo si kushtëzim.
Hamza tha se në takimin e së dielës me kryeministrin Albin Kurti diskutuan projektligjin dhe çështjen e presidentit. Sipas tij, nuk u diskutuan emra konkretë për president.
“Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë, nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat tjera. Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, deklaroi Hamza.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


