Hamza për Presidentin: PDK-ja do t’i përshtatë qëndrimet
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia do t’i përshtatë qëndrimet për zgjedhjen e Presidentit në dritën e rrethanave të reja politike pas 16 shtatorit. Për mundësinë e mbështetjes…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia do t’i përshtatë qëndrimet për zgjedhjen e Presidentit në dritën e rrethanave të reja politike pas 16 shtatorit. Për mundësinë e mbështetjes së një kandidati nga Vetëvendosje, ai nuk dha qëndrim, duke thënë se nuk dëshiron të flasë për skenarë hipotetikë pa një propozim konkret.
Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, Hamza e lidhi përshtatjen e qëndrimeve me të ardhmen dhe stabilitetin e shtetit. “Jemi në rrethana të reja”, tha ai.
Hamza deklaroi gjithashtu se është takuar me Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin dhe se vazhdon komunikimin me ta. Ai shprehu gatishmëri për takime të tjera me liderët politikë, duke i vlerësuar ato të nevojshme për temat e rëndësishme për vendin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


