Hamza: “Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se bisedimet kanë përfunduar, por mbetet e pasigurt nëse palët do të arrijnë marrëveshje gjatë ditëve të mbetura.…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se bisedimet kanë përfunduar, por mbetet e pasigurt nëse palët do të arrijnë marrëveshje gjatë ditëve të mbetura.
“Bisedat i kemi përfundu. Kemi edhe disa ditë ku kemi mundësi me arrit marrëveshje. Nuk e di a do të ndodhë marrëveshja”, u shpreh Hamza para mediave.
Ai përsëriti se PDK-ja kërkon miratimin përfundimtar të ligjit për Gjykatën Speciale në dy lexime. Sipas Hamzës, pas këtij miratimi partia është e gatshme që, në të njëjtën ditë, në seancën e radhës, të bisedojë për zgjidhjen e çështjes së presidentit dhe të japë votat për presidentin.
Hamza nuk njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Kurtin.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


