Hamza ambasadorëve për Hagën: Kontribuoni në stabilitetin e situatës
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u bëri thirrje ambasadorëve të vendeve mike të kontribuojnë në stabilitetin e situatës kur komentojnë verdiktin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në emisionin “Pressing”…

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, u bëri thirrje ambasadorëve të vendeve mike të kontribuojnë në stabilitetin e situatës kur komentojnë verdiktin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në emisionin “Pressing” në T7, ai argumentoi se fajësia e tyre nuk është saktësuar në të gjitha shkallët e gjykatave.
“I bëj thirrje të gjithë ambasadoreve të vendeve mike të kontribuojnë në stabilitetin e situatës dhe pasqyrtimin e drejtë të gjendjes, përndryshe e konsideroj që është edhe ndërhyrje në drejtësi..”, u shpreh Hamza.
“Ata janë të pafajshëm, nuk është saktësu fajësia e tyre në të gjitha shkallët e gjykatave”, tha ai, duke paraqitur qëndrimin e tij për procesin.
Deklarata e Hamzës vjen pasi ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se dënimet në Hagë lidhen me krime individuale ndaj komuniteteve të ndryshme dhe nuk gjykojnë shtetësinë e Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


