Hamiti para mbledhjes së LDK-së: Deputetët nuk i nënshtrohen mandatit detyrues
Muhamet Hamiti rikujton dispozitën kushtetuese se deputetët janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen mandatit detyrues.

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka rikujtuar nenin 70 të Kushtetutës, në kohën kur Grupi Parlamentar i LDK-së po diskuton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.
Hamiti publikoi pjesën e Kushtetutës ku përcaktohet se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.
Reagimi vjen pasi Kryesia e LDK-së e mbështeti unanimisht nominimin e Sejdiut dhe kërkoi që kandidatura të përkrahet edhe nga Grupi Parlamentar.
Për kandidaturën e Bekim Sejdiut ishin pajtuar më herët kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Burimi: Gazeta Express