Pa kategori

Gurthemeli i obeliskut për Bunjakun në Banjskë, Hoxha: Policia ka më shumë kapacitete

Në Banjskë u vendos më 24 shtator gurthemeli i obeliskut për Afrim Bunjakun, në vendin ku rreshteri i Policisë së Kosovës u vra gjatë sulmit të armatosur të vitit 2023.…

Gurthemeli i obeliskut për Bunjakun në Banjskë, Hoxha: Policia ka më shumë kapacitete
Dëgjo artikullin 1 min

Në Banjskë u vendos më 24 shtator gurthemeli i obeliskut për Afrim Bunjakun, në vendin ku rreshteri i Policisë së Kosovës u vra gjatë sulmit të armatosur të vitit 2023. Ceremonia u zhvillua në trevjetorin e vrasjes së tij, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe drejtuesve të Policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se institucioni që drejton ka sot kapacitete më të mëdha sesa në kohën e sulmit. Ai vlerësoi përgatitjen, motivimin dhe moralin e pjesëtarëve të Policisë.

“Kjo është dëshmi që Policia e Kosovës ka një guxim të jashtëzakonshëm. Ka djem dhe vasha që janë të gatshëm me e sakrifiku jetën e tyre për t’i dalë ballë atdheut tonë dhe detyrave që na presin”, deklaroi Hoxha.

Ai tha se obelisku do t’ua përcjellë brezave të ardhshëm kujtimin për Bunjakun. Hoxha theksoi gjithashtu se Policia nuk është kundër asnjë grupi etnik dhe se misioni i saj është garantimi i rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top