Pa kategori

Gucati paralajmëron protesta nëse Kuvendi nuk procedon ndryshimet për Specialen

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, paralajmëroi se protestat në rrugë do të jenë të pashmangshme nëse ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale nuk futen…

Gucati paralajmëron protesta nëse Kuvendi nuk procedon ndryshimet për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, paralajmëroi se protestat në rrugë do të jenë të pashmangshme nëse ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale nuk futen në rend dite dhe nuk procedohen në Kuvend. Në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ai tha se deputetëve u është kërkuar ta iniciojnë plotësimin dhe ndryshimin e ligjit.

“Rruga nuk është ajo që e preferojmë shumë, nuk kemi dëshirë, por po vjen momenti që të dalim në rrugë”, tha Gucati.

Ai bëri thirrje për pjesëmarrje në marshin e 1 tetorit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Ftesën ua drejtoi veteranëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe qytetarëve, përfshirë shqiptarët në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Gucati kërkoi që pakënaqësia të shprehet në mënyrë të qetë. “Shpresoj dhe besoj se do të dimë të protestojmë ashtu siç na ka hije, në mënyrën më të mirë të mundshme, të qetë. Të mbushet sheshi me njerëz që të vijnë të shprehin pakënaqësitë e veta”, u shpreh ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top