Grynkewich: Rusia synon të dobësojë mbështetjen për Ukrainën
Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Alexus Grynkewich, paralajmëroi të hënën para parlamentarëve evropianë se Rusia po përdor veprime hibride për të dobësuar vullnetin politik të vendeve…

Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, Alexus Grynkewich, paralajmëroi të hënën para parlamentarëve evropianë se Rusia po përdor veprime hibride për të dobësuar vullnetin politik të vendeve që mbështesin Ukrainën. Sipas tij, Moska synon të mbjellë dyshime dhe të shtojë presionin mbi qeveritë evropiane.
Grynkewich kërkoi forcimin e mbështetjes për Ukrainën si përgjigje ndaj kësaj strategjie. “Nëse ka një sulm hibrid ndaj vendit tuaj, forcimi i vullnetit për të mbështetur Ukrainën do t’u tregojë rusëve se strategjia e tyre nuk po funksionon dhe ndoshta do t’i bëjë ata të tërhiqen nga kjo strategji”, tha ai.
Ai u bëri thirrje shteteve anëtare të identifikojnë publikisht shtetin përgjegjës për sulmet hibride, kur kanë prova të mjaftueshme dhe siguri të lartë për origjinën e tyre.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


