Pa kategori

Goktas dënohet për fyerje ndaj Erdoganit dhe vlerave fetare

Një gjykatë në Stamboll e ka dënuar komedianin Deniz Goktas me mbi 19 muaj burg për fyerjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe të vlerave fetare. Gjykata urdhëroi lirimin e…

Goktas dënohet për fyerje ndaj Erdoganit dhe vlerave fetare
Dëgjo artikullin 1 min

Një gjykatë në Stamboll e ka dënuar komedianin Deniz Goktas me mbi 19 muaj burg për fyerjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe të vlerave fetare. Gjykata urdhëroi lirimin e tij të përkohshëm, ndërsa vendimi pritet të shqyrtohet në apel.

Çështja lidhet me shfaqjen e tij stand-up “Dead Sea”, të publikuar në internet. Sipas aktakuzës, disa batuta kishin në shënjestër Erdoganin, të cilin komediani e kishte cilësuar si diktator. Akuza të tjera lidheshin me batutat për Islamin dhe fundamentalizmin islam.

Goktas u shpall i pafajshëm për akuzën e glorifikimit të krimeve dhe personave të përfshirë në veprimtari kriminale. Ai ishte arrestuar më 3 korrik dhe kishte qëndruar në paraburgim që prej asaj kohe.

Sipas organizatës turke Media and Law Studies Association, për shfaqjen e tij ishin paraqitur më shumë se 500 ankesa.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top