Politikë

Gjykata Speciale është përbindësh i padrejtësisë

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një institucion që, sipas tij, ka prodhuar vendime të padrejta ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare…

Gjykata Speciale është përbindësh i padrejtësisë
Dëgjo artikullin 1 min

Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një institucion që, sipas tij, ka prodhuar vendime të padrejta ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Mehmetaj ka thënë se mënyra se si është zhvilluar procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe rasteve të tjera në Hagë, sipas tij, ngre pikëpyetje serioze për drejtësinë e këtij procesi.

Kjo prokurori që kjo gjykatë nuk është institucionon i drejtësisë po përbindshëm i padrejtësisë, kjo është ditur për këtë çmenduri kushdo që ka pritur që një proces krejt politik ka me ta marrë në fund një vendim juridik”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj ka kritikuar edhe heshtjen e institucioneve dhe të një pjese të elitës politike e intelektuale në Kosovë lidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale.Sipas tij, pas vendimeve të fundit duhet të ketë veprime konkrete nga institucionet e Kosovës, përfshirë hapa juridikë dhe politikë, në vend të deklaratave të përgjithshme

Scroll To Top