Pa kategori

Gjukanoviq: Kosova do ta tregojë drejtimin e Serbisë

Qëndrimi ndaj Kosovës do të tregojë nëse Serbia shikon drejt së ardhmes apo mbetet e lidhur me të kaluarën, vlerësoi ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë një plenumi…

Gjukanoviq: Kosova do ta tregojë drejtimin e Serbisë
Dëgjo artikullin 1 min

Qëndrimi ndaj Kosovës do të tregojë nëse Serbia shikon drejt së ardhmes apo mbetet e lidhur me të kaluarën, vlerësoi ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë një plenumi solemn në Cetinë për 20-vjetorin e rivendosjes së pavarësisë së vendit.

Ai tha se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk sjell domosdoshmërisht ndryshim të politikës dhe paralajmëroi kundër euforisë për zhvillimet politike atje.

“Pyetja e parë është nëse Serbia do të ketë qeveri të Serbisë apo qeveri të serbëve në rajon. Nëse është kjo e dyta, atëherë politika e Vuçiqit do të vazhdojë”, deklaroi Gjukanoviq.

Sipas tij, orientimi evropian i Serbisë dhe raporti i saj me Kosovën janë çështje vendimtare për të vlerësuar drejtimin e ardhshëm të vendit.

Gjukanoviq kritikoi edhe qeverisjen në Mal të Zi gjatë gjashtë viteve të fundit, të cilat i përshkroi si periudhë stagnimi dhe regresi. Ai vlerësoi se përparimi drejt Bashkimit Evropian nuk mund t’i mbulojë problemet në sektorët jetikë të shtetit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top