Gjini: Ndihma ligjore për krerët e UÇK-së të mos përzihet me parti
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se ndihma ligjore për krerët e UÇK-së në Hagë dhe mbrojtja e të drejtave shtetërore të Kosovës nuk duhet të përzihen me politika partiake.…

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se ndihma ligjore për krerët e UÇK-së në Hagë dhe mbrojtja e të drejtave shtetërore të Kosovës nuk duhet të përzihen me politika partiake. Ai e paraqiti këtë qëndrim pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, të cilën e cilësoi si të parën pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Gjini paralajmëroi gjithashtu se zvarritja e zgjedhjes së presidentit dhe ato që ai i quajti tendenca për manovra me afate e lëndë të reja në Gjykatën Kushtetuese rrezikojnë të shtojnë paqartësinë për qytetarët. Sipas tij, procesi po i afrohet fundit të afatit të caktuar nga Kushtetuesja.
“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha rrugët tona politike për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të rikthyer normalitetin institucional, si dhe zhvillimin ekonomiko-social në vend”, deklaroi Gjini.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


