Gjilani miraton projektbuxhetin prej 43.6 milionë eurosh, pa vota kundër
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027 në vlerë prej 43,586,882 eurosh, sipas kryetarit të komunës, Alban Hyseni. Ai bëri të ditur se projektbuxheti mori 25 vota…

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027 në vlerë prej 43,586,882 eurosh, sipas kryetarit të komunës, Alban Hyseni. Ai bëri të ditur se projektbuxheti mori 25 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Buxheti i planifikuar është 1.65 milionë euro më i lartë se ai i vitit paraprak, një rritje prej 3.95 për qind.
Hyseni tha se hartimi i tij është mbështetur në dëgjime dhe konsultime publike. “Ky buxhet është produkt i dëgjimeve dhe konsultimeve të shumta publike dhe reflekton bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e lartë ndaj qytetarëve tanë”, shkroi ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


