Gërvalla: Projektligji për Byronë është dërguar në Kuvend
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njoftoi se projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është dërguar në Kuvendin e Kosovës. Sipas saj, mekanizmi i propozuar…

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njoftoi se projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është dërguar në Kuvendin e Kosovës. Sipas saj, mekanizmi i propozuar do të përgatisë çështjet për shqyrtim gjyqësor, ndërsa konfiskimin do ta vendosë gjykata.
Gërvalla sqaroi se projektligji parashikon procedurë civile me standarde të përcaktuara të provës dhe të drejtë ankese. Byroja do të mbledhë, analizojë dhe verifikojë të dhënat, duke ia paraqitur çështjen gjykatës kur vlerëson se plotësohen kushtet ligjore.
“Byroja vetë nuk merr vendim për konfiskim”, tha ministrja. Personat ndaj të cilëve zhvillohet procedura, sipas saj, do të mund të paraqesin prova, të kundërshtojnë pretendimet e Byrosë dhe të përdorin mjetet juridike të parashikuara.
Gërvalla tha se teksti është ndryshuar pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese dhe është rihapur për konsultim publik. Ajo e paraqiti nismën si instrument shtesë për rastet kur pasuria e një zyrtari publik ka mospërputhje të konsiderueshme me të ardhurat e ligjshme dhe mekanizmat penalë ekzistues nuk mjaftojnë për konfiskim.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


