Pa kategori

Gërvalla: Mbi 40 milionë euro për mbrojtjen dhe obligimet përkatëse

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se nga buxheti i Kosovës janë paguar mbi 40 milionë euro për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK-së dhe obligimet e tjera të mekanizmit…

Gërvalla: Mbi 40 milionë euro për mbrojtjen dhe obligimet përkatëse
Dëgjo artikullin 1 min

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se nga buxheti i Kosovës janë paguar mbi 40 milionë euro për mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK-së dhe obligimet e tjera të mekanizmit përkatës. Ajo deklaroi gjithashtu se Ministria e Drejtësisë nuk ka detyrime të papaguara ndaj avokatëve dhe përfituesve të tjerë.

Gërvalla i riktheu këto shifra më 27 shtator, duke ndarë një video nga paraqitja e saj para mediave një ditë më parë.

Sipas ministres, deri në shtator 2026 janë paguar 40 milionë e 611 mijë e 855 euro. Shuma që ajo paraqiti përfshin mbrojtjen dhe obligimet e tjera që lidhen me zbatimin e këtij mekanizmi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top