Pa kategori

Gërvalla: 28,47 milionë euro për katër ish-krerët e UÇK-së

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha në konferencë për media se shuma e shpenzuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin arrin në 28 milionë e 470…

Gërvalla: 28,47 milionë euro për katër ish-krerët e UÇK-së
Dëgjo artikullin 1 min

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha në konferencë për media se shuma e shpenzuar për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin arrin në 28 milionë e 470 mijë euro, sipas tabelës që paraqiti për financimin e mbrojtjes dhe obligimeve të lidhura me këtë mekanizëm.

Sipas Gërvallës, deri në shtator 2026 janë paguar gjithsej 40 milionë e 611 mijë e 855 euro nga buxheti për zbatimin e mekanizmit. Nga kjo shumë e përgjithshme, mbi 39 milionë e 787 mijë euro janë shpenzuar për mbrojtje juridike. Shifra prej 28 milionë e 470 mijë eurosh u referohet katër ish-krerëve të UÇK-së.

Gërvalla tha se financimi buron nga një zotim i institucioneve të Kosovës dhe nuk është vendim individual i ministrit.

“Aktualisht nuk kemi si ministri e drejtësisë detyrime të papaguara”, deklaroi ajo.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top