Pa kategori

Gashi kritikon LDK-në: “Votuesi nuk ka faj”

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar partinë e tij për ndryshimet e qëndrimeve ndaj Albin Kurtit, duke thënë se ato ua kanë vështirësuar votuesve të kuptojnë se për çfarë…

Gashi kritikon LDK-në: “Votuesi nuk ka faj”
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar partinë e tij për ndryshimet e qëndrimeve ndaj Albin Kurtit, duke thënë se ato ua kanë vështirësuar votuesve të kuptojnë se për çfarë qëndron LDK-ja.

“Votuesi nuk ka faj. Nuk e ka të lehtë ta kuptojë se për çka qëndron LDK-ja, kur për 18 muaj kaluam nga ‘me Kurtin nuk bisedojmë’, te ‘duam zgjedhje’, pastaj ‘duam bashkëqeverisje’, e tani te ‘hajde ta bëjmë bashkë Presidentin’”, ka shkruar ai në Facebook.

Gashi kritikon ndryshimet e qëndrimeve të LDK-së gjatë 18 muajve të fundit. Ai ka kërkuar rikthim te parimet dhe identiteti politik i partisë, duke e lidhur bashkëpunimin me ruajtjen e tyre.

Deputeti ka akuzuar gjithashtu eksponentë të Vetëvendosjes se po përpiqen t’ua ngarkojnë përgjegjësinë gjashtë deputetëve të LDK-së për dështimin e asaj që ai e cilëson si përpjekje për nënshtrimin e partisë dhe të Kosovës.

“LDK-ja nuk nënshtrohet dhe nuk shantazhohet. Kot e keni”, ka shkruar Gashi.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top