Gara mbështet aksionin në Zubin Potok: Familjet meritojnë drejtësi
Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka mbështetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, duke e lidhur atë me zbardhjen e krimeve të…

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka mbështetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, duke e lidhur atë me zbardhjen e krimeve të luftës dhe drejtësinë për viktimat e familjet e tyre.
“Familjet kanë pritur gjatë dhe meritojnë të vërtetën e plotë dhe drejtësinë”, ka deklaruar Gara. Ai tha se veprimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës i shërbejnë edhe të drejtës së familjeve për të ditur çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre.
Gara kërkoi angazhim të vazhdueshëm të institucioneve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë dhe nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Sipas tij, drejtësia nuk e zhbën dhimbjen, por u sjell ngushëllim familjeve dhe dëshmon se vuajtja e tyre nuk është harruar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


