Faton Peci paralajmëron qytetarët
Faton Peci paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret emri im në WhatsAp Bashkëkryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka reaguar përmes një statusi publik duke njoftuar se emri i tij po keqpërdoret…

Faton Peci paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret emri im në WhatsAp
B
ashkëkryetari i Partisë GUXO, Faton Peci, ka reaguar përmes një statusi publik duke njoftuar se emri i tij po keqpërdoret në aplikacionin WhatsApp.
Peci tha se ditëve të fundit një numër telefoni ka zhvilluar biseda në emër të tij, të cilat sipas tij janë inkriminuese dhe diskredituese.
“Të dashur qytetarë, tani kuptova se ditëve të fundit ky numër telefoni në WhatsApp qenka duke keqpërdorur emrin tim me biseda inkriminuese dhe diskredituese”, ka shkruar ai.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve dhe të kenë kujdes nga komunikimet që bëhen në emrin e tij.
“Ju lutem, kushdo që kontakton me ju në emrin tim, mos bini pre e mashtrimeve”, thuhet në reagimin e Pecit.