Erdogan: Sa më të fortë miqtë, aq më të fortë ne
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Turqia përmbush nevojat e vendeve mike për mbrojtje kur ato e kërkojnë, duke e lidhur forcimin e tyre me forcën e…

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Turqia përmbush nevojat e vendeve mike për mbrojtje kur ato e kërkojnë, duke e lidhur forcimin e tyre me forcën e vetë Turqisë.
“Ne besojmë se sa më të fortë të jenë miqtë tanë, aq më të fortë do të jemi edhe ne”, tha Erdogan gjatë festivalit teknologjik “TEKNOFEST Juglindje” në Sanliurfa.
Në të njëjtën fjalë, ai e përshkroi zhvillimin e industrisë turke të mbrojtjes si një “revolucion të plotë” dhe u zotua për vazhdimin e punës në këtë sektor.
Erdogan tha se Turqia synon ta forcojë më tej pozicionin e saj përmes platformave të reja me konkurrueshmëri të lartë dhe vlerë të shtuar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


