Politikë

Emri më i kërkuar në Google nga kosovarët gjatë

Klestor Veseli është emri më i kerkuar në Google, nga përdoruesit në Kosovë, përgjatë ditëve të fundit. Sipas makinës se kërkimit online, emri i djalit të Kadri Veselit u kërkua…

Emri më i kërkuar në Google nga kosovarët gjatë
Dëgjo artikullin 1 min

Klestor Veseli është emri më i kerkuar në Google, nga përdoruesit në Kosovë, përgjatë ditëve të fundit.

Sipas makinës se kërkimit online, emri i djalit të Kadri Veselit u kërkua qindra herë në internet, e kjo vjen për shkak të vendimit të gjykatës në Hagë.

Por, përveç tij, në Google gjatë këtyre ditëve, përdoruesit kanë kërkuar edhe për ish kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, e po ashtu për djalin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi.

Trendi i kërkimit u regjistrua nga dita kur u shpall aktgjykimi në Hagë, ku u dënuan katër-ish krerët e UÇK-së, një vendim që ka ngjallur polemika e protesta tash e disa ditë në Prishtinë.

Çfarë thonë kërkimet në Google?

Bazuar në të dhënat, Klestor Veseli është emri më i kërkuar në Google në Kosovë gjatë javës së fundit, sipas të dhënave të Google Trends.

Të dhënat për periudhën e 17 deri më 23 shtator tregojnë se kërkimi rreth Klestor Veselit ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesimit në Google.

Scroll To Top