Dodik te Putini para zgjedhjeve: Nuk lejojmë anëtarësimin në NATO
Millorad Dodik përsëriti kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës në NATO gjatë takimit të së martës në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin. “Mbështesim neutralitetin ushtarak dhe nuk lejojmë…

Millorad Dodik përsëriti kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës në NATO gjatë takimit të së martës në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin. “Mbështesim neutralitetin ushtarak dhe nuk lejojmë anëtarësimin në NATO”, tha kreu i SNSD-së në deklaratën e publikuar nga Radiotelevizioni i Republikës Sërpska (RTRS).
Sipas Radios Evropa e Lirë, Dodiku dhe kryeministri i Republikës Sërpska, Savo Miniq, e takuan Putinin pesë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë, të caktuara për 4 tetor. RTRS raportoi se Putini shprehu mbështetje për koalicionin qeverisës në Republikën Sërpska, të udhëhequr nga Dodiku.
Dodiku tha gjithashtu se nuk do të lejojë sanksione ndaj Rusisë apo vendosjen e vizave për shtetasit rusë në Bosnje e Hercegovinë. Në të njëjtën deklaratë, ai propozoi organizimin një herë në vit të mbledhjeve të përbashkëta të qeverive të Federatës Ruse dhe Republikës Sërpska.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


