Pa kategori

Deliu-Kodra: PDK-ja mblidhet urgjentisht nesër për ligjin e Speciales

Deputetja Blerta Deliu-Kodra njoftoi se PDK-ja do të mbajë një mbledhje urgjente mëngjesin e 30 shtatorit, pasi, sipas saj, Qeveria procedoi në Kuvend 11 projektligje pa përfshirë ndryshimet në Ligjin…

Deliu-Kodra: PDK-ja mblidhet urgjentisht nesër për ligjin e Speciales
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja Blerta Deliu-Kodra njoftoi se PDK-ja do të mbajë një mbledhje urgjente mëngjesin e 30 shtatorit, pasi, sipas saj, Qeveria procedoi në Kuvend 11 projektligje pa përfshirë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Njoftimin e bëri në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

“Partia Demokratike e Kosovës do të mblidhet nesër në mëngjes, do të ketë mbledhje në orët e hershme të mëngjesit”, tha Deliu-Kodra. Ajo e cilësoi mungesën e projektligjit si shpërfillje të situatës politike dhe të qytetarëve që protestojnë në Prishtinë.

Sipas deputetes, njoftimi për projektligjet mbërriti në postën elektronike të deputetëve pas orës 15:00. Ajo tha se Kuvendi ia kishte përcjellë Qeverisë nismën e PDK-së që më 23 shtator dhe argumentoi se Ministria e Drejtësisë kishte pasur kohë për ta proceduar me urgjencë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top