Deliu-Kodra: “Nuk mund të miratohen 35 ligje dhe të simulohet normalitet”
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kundërshtoi vijimin e punës parlamentare si në rrethana normale, duke i kërkuar Qeverisë dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ta sjellin në Kuvend projektligjin për…

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kundërshtoi vijimin e punës parlamentare si në rrethana normale, duke i kërkuar Qeverisë dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, ta sjellin në Kuvend projektligjin për Dhomat e Specializuara. Në një konferencë për media, ajo kërkoi që deklaratat për këtë çështje të pasohen me veprime konkrete.
“Nuk mund të miratohen 35 ligje dhe të simulohet normalitet sepse Kosova sot nuk është në një situatë normale”, deklaroi Deliu-Kodra.
Deputetja tha se Qeveria nuk duhet ta zvarrisë projektligjin apo ta trajtojë si temë ditore. Sipas saj, angazhimi për miratimin e tij duhet të jetë përtej dallimeve partiake dhe do t’u ndihmonte ish-krerëve të UÇK-së dhe Kosovës.
“Përtej deklaratave që i dëgjojmë nga eksponentë të Qeverisë na duhen veprime konkrete, ato janë kur ky ligj do të sillet në Kuvend”, tha ajo.
Deliu-Kodra përmendi edhe deklaratën e përbashkët të partive politike, e cila, sipas saj, kishte marrë 99 vota në Kuvend dhe e cilësonte dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si të padrejtë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


