Deliu-Kodra: Familjet s’duhet të zgjedhin mes ushqimit dhe barnave
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se familjet nuk duhet të detyrohen të zgjedhin mes ushqimit dhe blerjes së terapisë, duke kërkuar që pacientët t’i marrin barnat pavarësisht pengesave në…

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se familjet nuk duhet të detyrohen të zgjedhin mes ushqimit dhe blerjes së terapisë, duke kërkuar që pacientët t’i marrin barnat pavarësisht pengesave në furnizim.
Ajo iu referua një pacienteje tashmë të ndjerë, e cila, sipas deputetes, kishte treguar në intervistë se nuk kishte mundësi financiare për ta blerë terapinë dhe se bashkëshorti paguhej 500 euro. Deliu-Kodra tha se pacientja kishte konfirmuar mungesën e terapisë si në qershor, ashtu edhe në gusht.
Deputetja kundërshtoi që pacientët të mbeten pa barna të Listës së Barnave Esenciale kur nuk mund t’i blejnë vetë. Ajo ngriti edhe çështjen e mungesave pavarësisht rritjes së buxhetit për shëndetësi.
“Për pacientët është e rëndësishme ta kenë terapinë, i nderuar ministër”, deklaroi ajo, duke theksuar se procedurat e prokurimit dhe furnizimit nuk duhet të rëndojnë mbi pacientët.
Deliu-Kodra përmendi edhe një rast të raportuar në Spitalin e Klinës, ku, sipas saj, një pacient ishte detyruar ta blinte vetë terapinë. Ajo tha se parandalimi i rasteve të tilla është përgjegjësi e deputetëve dhe institucioneve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


