Pa kategori

Delegacioni ushtarak italian inspekton Porto Romanon për projektin e portit ushtarak

Një delegacion ushtarak italian, i kryesuar nga gjeneralmajor Luigi Casali, vizitoi Shqipërinë për bashkëpunimin në projektin e portit ushtarak në Porto Romano, sipas Ministrisë së Mbrojtjes. Delegacioni u prit në…

Delegacioni ushtarak italian inspekton Porto Romanon për projektin e portit ushtarak
Dëgjo artikullin 1 min

Një delegacion ushtarak italian, i kryesuar nga gjeneralmajor Luigi Casali, vizitoi Shqipërinë për bashkëpunimin në projektin e portit ushtarak në Porto Romano, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Delegacioni u prit në ministri nga zëvendësministrja Blerina Abrazhda. Vizita përfshiu një takim pune në Forcën Detare dhe një inspektim në terren në Porto Romano, ku parashikohet të ndërtohet kompleksi portual.

Ministria e Mbrojtjes e cilësoi bashkëpunimin me Italinë si kontribut për forcimin e sigurisë në Adriatik.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top