Daut Haradinaj kërkon ligj për zhbërjen e Speciales këtë javë
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kërkoi që Kuvendi i Kosovës të miratojë brenda kësaj jave një ligj për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Në reagimin pas deklaratës së Kuvendit…

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, kërkoi që Kuvendi i Kosovës të miratojë brenda kësaj jave një ligj për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Në reagimin pas deklaratës së Kuvendit për vendimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai tha se deklarata merr kuptim vetëm nëse pasohet nga ky veprim.
“Kjo deklaratë e stërvonuar, 13 ditë pas vendimit dënues, merr kuptim vetëm nëse brenda kësaj jave miratohet në Kuvend ligji i cili e zhbën Gjykatën Speciale”, deklaroi Haradinaj.
Ai i cilësoi veprimet e tjera, përfshirë ato që i quajti “takimet e errëta”, si kalkulime politike. Sipas tij, kundërshtimi nuk duhet të përqendrohet te lartësia e dënimeve, por te vetë procesi, duke iu referuar thirrjes së protestave “JO NË EMRIN TIM!”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


