Daniels në Mitrovicën e Veriut, KFOR-i thekson praninë e dukshme
Shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade Chad Daniels, vizitoi Mitrovicën e Veriut për të parë nga afër angazhimin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU). Sipas njoftimit zyrtar të KFOR-it,…

Shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade Chad Daniels, vizitoi Mitrovicën e Veriut për të parë nga afër angazhimin e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU). Sipas njoftimit zyrtar të KFOR-it, vizita pasqyron përkushtimin e misionit për të ruajtur një prani të dukshme dhe për të bashkëpunuar me të gjitha komunitetet në Kosovë.
Daniels e lidhi sigurinë e qëndrueshme me kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët. “Siguria fillon me njerëzit. Çdo bisedë, çdo shtrëngim duarsh dhe çdo mundësi për të dëgjuar na ndihmon të kuptojmë më mirë komunitetet të cilave u shërbejmë”, deklaroi ai.
KFOR-i tha se këto aktivitete i shërbejnë vlerësimit të vazhdueshëm të situatës së sigurisë dhe përshtatjes së pranisë së tij sipas kushteve në terren. Misioni ritheksoi se vepron në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


