Clark: Thaçi dhe të tjerët të kthehen në Kosovë
Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark bëri thirrje që Hashim Thaçi dhe të tjerët të kthehen në Kosovë, duke kritikuar procesin në Gjykatën Speciale. Ai e cilësoi Thaçin si viktimë të një…

Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark bëri thirrje që Hashim Thaçi dhe të tjerët të kthehen në Kosovë, duke kritikuar procesin në Gjykatën Speciale. Ai e cilësoi Thaçin si viktimë të një procesi që, sipas tij, është i gabuar.
“Le të rikthejmë Hashim Thaçin dhe të tjerët në Kosovë, dhe të kthehen në jetën e tyre. Të ecim përpara”, tha Clark.
Duke folur për akuzat ndaj Thaçit, Clark tha se kishte kërkuar prova dhe se, me aq sa kishte dijeni, nuk kishte parë të tilla. Ai e vlerësoi Tribunalin për krimet e luftës në ish-Jugosllavi si më të drejtë se Gjykata Speciale, duke argumentuar se vendimet e tij mbështeteshin në prova reale. Këto vlerësime pasqyrojnë qëndrimin e Clark për procesin.
I pyetur nëse do të dëshmonte në Apel në favor të ish-krerëve të UÇK-së, ai u përgjigj: “Do e vlerësoja shumë nëse do më ftonin për të shpjeguar se çfarë ndodhi”.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


