Clark mohon se NATO ndërhyri në Kosovë për skandalin e Clinton
Wesley Clark hodhi poshtë pretendimin se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shërbeu për të larguar vëmendjen nga skandali ku dyshohej se ishte përfshirë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton. Në…

Wesley Clark hodhi poshtë pretendimin se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shërbeu për të larguar vëmendjen nga skandali ku dyshohej se ishte përfshirë presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton. Në intervistën për Klan News, ish-gjenerali e lidhi ndërhyrjen me nevojën për të ndalur spastrimin etnik.
“Është një deklaratë qesharake, kjo që ndërhyrja në Kosovë u bë për të hequr vëmendjen nga skandali i Bill Clinton”, tha Clark.
Duke shpjeguar qëndrimin e tij, ai iu referua masakrave në Ruandë dhe luftës në Bosnjë. Sipas Clark, përvoja e këtyre konflikteve kishte treguar se masakrimi nuk duhej lejuar të përsëritej në Kosovë.
Clark akuzoi Sllobodan Millosheviçin se ishte i vendosur t’ua eliminonte të drejtat shqiptarëve. Ai tha gjithashtu se urrejtja mes shqiptarëve dhe serbëve vazhdon deri në njëfarë mase dhe bëri thirrje për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira në rajon.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


