Pa kategori

Çitaku për Specialen: Mos t’ju verbojë mosdurimi ndaj katërshes

Vlora Çitaku e PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që mosdurimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së të mos ua përcaktojë gjykimin për procesin në Speciale. Në reagimin e saj me…

Çitaku për Specialen: Mos t’ju verbojë mosdurimi ndaj katërshes
Dëgjo artikullin 1 min

Vlora Çitaku e PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që mosdurimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së të mos ua përcaktojë gjykimin për procesin në Speciale. Në reagimin e saj me shkrim, ajo argumenton se çështja shkon përtej Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Çitaku kërkon lexim të vëmendshëm të një paragrafi të Speciales, duke pretenduar se arsyetimi vë në diskutim vetë qëllimin e luftës së UÇK-së. Sipas saj, ai mund të krijojë precedent për interpretimin e luftës në të ardhmen.

Ajo ngre shqetësimin se, nëse lufta kundër kundërshtarëve të pavarësisë trajtohet si pjesë e një ndërmarrjeje kriminale, debati prek cilësimin e luftës për pavarësinë e Kosovës.

“Lexojeni. Ftohtë. Pa simpati politike. Pa antipati politike”, shkruan Çitaku, duke kërkuar reflektim mbi pasojat.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top