Pa kategori

Çitaku: Nxitim për ligjet e tjera, zvarritje për Specialen

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, akuzoi Qeverinë se po përshpejton shqyrtimin e projektligjeve të tjera, ndërsa po zvarrit projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në…

Çitaku: Nxitim për ligjet e tjera, zvarritje për Specialen
Dëgjo artikullin 1 min

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, akuzoi Qeverinë se po përshpejton shqyrtimin e projektligjeve të tjera, ndërsa po zvarrit projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në një postim, ajo kërkoi që nisma t’i dërgohet menjëherë Kuvendit.

Sipas Çitakut, në komisionet parlamentare po shqyrtohen me nxitim shumë projektligje të Qeverisë, përfshirë nisma për drejtësinë, pa analizë të duhur, debat substancial dhe dëgjime publike. Ajo pretendoi se projektligji për Dhomat e Specializuara ndërkohë mbahet në pritje me arsyetimin e ekspertizës juridike.

“Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës: mos e pengoni këtë projektligj. Procedojeni menjëherë në Kuvend”, shkroi Çitaku.

Ajo e lidhi thirrjen edhe me protestat në shesh, të cilat, sipas saj, kanë hyrë në ditën e 15-të, dhe tha se çdo vonesë e shton përgjegjësinë e zyrtarëve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top