Pa kategori

Çitaku nga protesta: “Është beteja më e rëndësishme për Kosovën”

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cilësoi kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së si betejën më të rëndësishme për Kosovën, shqiptarët dhe historinë. Ajo e dha këtë mesazh pasi…

Çitaku nga protesta: “Është beteja më e rëndësishme për Kosovën”
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cilësoi kundërshtimin e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së si betejën më të rëndësishme për Kosovën, shqiptarët dhe historinë. Ajo e dha këtë mesazh pasi iu bashkua protestës së organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”.

“Është beteja më e rëndësishme për Kosovën, për shqiptarët dhe historinë”, tha Çitaku.

Protesta është organizuar në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top