Kronikë

Çfarë rëndon mbi ish-gardianen që doli sot para gjykatës?

Nadica Cepkenoviq po përballet me akuzën për krime kundër popullatës civile. Seanca ndaj ish-gardianes nisi sot, më 14 shtator, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për pretendimet e Prokurorisë Speciale se…

Çfarë rëndon mbi ish-gardianen që doli sot para gjykatës?
Dëgjo artikullin 1 min

Nadica Cepkenoviq po përballet me akuzën për krime kundër popullatës civile. Seanca ndaj ish-gardianes nisi sot, më 14 shtator, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për pretendimet e Prokurorisë Speciale se ajo kishte keqtrajtuar të burgosura shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Aktakuza lidhet me shërbimin e saj në burgun e Prishtinës, në paralelen për gra në Lipjan. Sipas Prokurorisë, gjatë viteve 1998–1999, Cepkenoviq, së bashku me gardiane të tjera, dyshohet se kishte ushtruar keqtrajtim dhe torturë sistematike ndaj të burgosurave.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli

Prokuroria pretendon se gratë ishin goditur me shkopinj gome, shqelma e grushte dhe kishin pësuar lëndime trupore. Në aktakuzë përshkruhen edhe pasoja të rënda fizike e psikologjike, të cilat Prokuroria ua atribuon këtyre veprimeve.

Aktakuza është ngritur më 16 janar 2026. Pretendimet e saj janë objekt i shqyrtimit gjyqësor; nisja e seancës nuk përbën vendim fajësie.

Imazhi është ilustrim simbolik i gjeneruar me inteligjencë artificiale dhe nuk dokumenton seancën apo prova të çështjes.

DPT — Drita për të vërtetën

Scroll To Top