Çfarë e shqetëson Kurtin para vendimit në Hagë?
Albin Kurti tha në Kuvend se pritja e vendimit në procesin ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit po shoqërohet me ankth. Mandatari për formimin e Qeverisë…

Albin Kurti tha në Kuvend se pritja e vendimit në procesin ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit po shoqërohet me ankth. Mandatari për formimin e Qeverisë e hapi fjalën e tij me këtë çështje, pasi uroi konstituimin e Kuvendit.
Kurti e cilësoi kërkesën e Prokurorisë të padrejtë dhe të pabesueshme. Sipas tij, ajo nuk përputhet me të vërtetën historike të popullit të Kosovës dhe me drejtësinë e luftës çlirimtare.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |
Ai deklaroi se asnjë gjykatë, vendore apo ndërkombëtare, nuk mund ta njollosë UÇK-në. Këto ishin vlerësimet e Kurtit për procesin, në pritje të aktgjykimit.
DPT — Drita për të vërtetën


