Buja: PDK-ja ndryshoi qëndrim me kusht ndryshimet për Specialen
Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, tha se partia e tij ndryshoi qëndrimin për marrëveshjet politike për institucionet, duke e kushtëzuar atë me votimin në dy lexime të ndryshimeve ligjore për…

Ish-deputeti i PDK-së, Shukri Buja, tha se partia e tij ndryshoi qëndrimin për marrëveshjet politike për institucionet, duke e kushtëzuar atë me votimin në dy lexime të ndryshimeve ligjore për Dhomat e Specializuara dhe me votimin e presidentes.
Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Buja e cilësoi këtë si pjesë të gabimeve të PDK-së në hapat politikë lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve.
“Këtu janë bërë gabime shumë të mëdha, gabime në hapa nga Partia Demokratike”, deklaroi ai.
Buja rikujtoi se qëndrimi fillestar i partisë ishte të mos hynte në marrëveshje politike për institucionet dhe të qëndronte në opozitë. Sipas tij, ky qëndrim më pas ndryshoi.
“Është ndryshuar ky qëndrim me kushtin që të na votohen në dy lexime ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara”, tha ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


