Brajshori mohon konfliktin Thaçi–Allaqi: Kishte debate dhe polemika
Anëtari i LPK-së, Fatmir Brajshori, mohoi se Hashim Thaçi dhe Behajdin Allaqi kanë pasur konflikt mes tyre. Në emisionin “Debat Plus”, ai tha se diskutimet në mbledhjet e LPK-së përfshinin…

Anëtari i LPK-së, Fatmir Brajshori, mohoi se Hashim Thaçi dhe Behajdin Allaqi kanë pasur konflikt mes tyre. Në emisionin “Debat Plus”, ai tha se diskutimet në mbledhjet e LPK-së përfshinin debate e polemika, të cilat i dalloi nga konflikti.
“Nuk ka pas konflikt mes Thaçit dhe Allaqit as edhe njëherë”, deklaroi Brajshori.
Sipas tij, debatet pasqyronin demokracinë e brendshme të organizatës. Ai e përshkroi LPK-në si një hapësirë diskutimi, duke e krahasuar me “një lloj akademie”.
Brajshori e përshkroi gjithashtu Thaçin si të qetë në këto mbledhje. “E them me bindje të plotë që Thaçi ka qenë më i urti dhe më i maturi në mbledhjet tona, nuk ka ditur ta fyejë askënd”, tha ai.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


