Pa kategori

BQK dhe RTK në agjendën e Kryesisë së Kuvendit

Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së dhe formimi i një komisioni për kandidatët për Bordin e RTK-së janë ndër pikat e propozuara për seancën e ardhshme plenare,…

BQK dhe RTK në agjendën e Kryesisë së Kuvendit
Dëgjo artikullin 1 min

Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së dhe formimi i një komisioni për kandidatët për Bordin e RTK-së janë ndër pikat e propozuara për seancën e ardhshme plenare, sipas rendit të ditës që do të shqyrtojë Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën.

Mbledhja e Kryesisë është paraparë të nisë në orën 11:00. Në të do të shqyrtohet propozimi për rendin e ditës së seancës së ardhshme, jo të bëhet përzgjedhja e anëtarëve të bordeve.

Komisioni ad hoc i propozuar për RTK-në do të merrej me përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Në propozimin për seancën plenare përfshihet edhe kërkesa e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, krahas deklarimeve jashtë rendit të ditës, pyetjeve parlamentare dhe miratimit të procesverbaleve.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top