Berset përdor fusnotën për Kosovën pas takimit me Kurtin
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, përdori fusnotën për Kosovën në njoftimin për takimin me kryeministrin Albin Kurti, duke sqaruar se referimet nuk paragjykojnë statusin e saj.…

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, përdori fusnotën për Kosovën në njoftimin për takimin me kryeministrin Albin Kurti, duke sqaruar se referimet nuk paragjykojnë statusin e saj.
Në postimin në X për takimin në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Dublin, Berset tha se Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës përmes standardeve ligjore, ekspertizës dhe pranisë në terren.
Ai përfshiu edhe këtë sqarim: “Të gjitha referimet ndaj Kosovës, qoftë territorit, institucioneve apo popullsisë së saj, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës.”
Berset e cilësoi stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si thelbësor për sigurinë demokratike të Evropës. Sipas tij, dialogu dhe angazhimi i vazhdueshëm janë kyç për ndërtimin e besimit në rajon.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


