Pa kategori

Berisha: Dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së ndoqën linja etnike

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, pretendoi në Strasburg se dënimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së kanë ndjekur linja etnike. Në tekstin e publikuar të ndërhyrjes së tij në…

Berisha: Dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së ndoqën linja etnike
Dëgjo artikullin 1 min

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, pretendoi në Strasburg se dënimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së kanë ndjekur linja etnike. Në tekstin e publikuar të ndërhyrjes së tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ai shprehu shpresën për një shqyrtim më objektiv të çështjeve në apel.

“Dënimet e dhëna nga gjykata e Kosovës në Hagë kanë ndjekur, në mënyrë befasuese, linja të qarta etnike”, deklaroi Berisha. Ai pretendoi gjithashtu se gjykata ka ndjekur penalisht vetëm palën e viktimës. Këto janë vlerësime të tij për procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Prandaj, le të shpresojmë që Gjykata e Apelit t’i shqyrtojë çështjet e tyre në mënyrë më objektive”, tha kreu i PD-së.

Berisha trajtoi edhe ngërçet politike rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Ai kërkoi asistencën e Këshillit të Evropës dhe të Komisionit të Venecias për një formulë më të zbatueshme, duke argumentuar se duhen shmangur zgjedhjet e shpeshta parlamentare për shkak të kësaj çështjeje.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top